Kryetari Hamza uron besimtarët!

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 1, 2022
Updated 2022/05/01 at 9:35 PM

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, në përfundim të muajit të shenjtë të Ramazanit, muajit të agjërimit dhe sakrificës, uron Bashkësinë Islame në Mitrovicë dhe të gjithë qytetarët e besimit islam me rastin e festës së Fitër Bajramit.

“Misioni i këtij muaji të madhërishëm dhe i festës së Fitër Bajramit është solidariteti, devotshmëria dhe ndarja e të mirave me të tjerët.Uroj që në çdo familje të ketë shëndet, begati, dashuri dhe të mira në jetë.

Urime Fitër Bajrami!”.

Share this Article