Kryetari Nura njofton për pastrimin e xhamive

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 1, 2022
Updated 2022/05/01 at 9:38 PM

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka njoftuar se punëtorë e kompanisë Eko Natyra kanë nisur aksionin e pastrimit të hapësirave përreth xhamive në komunën e Skenderajt.

Postimi i plotë i kryetarit të Skenderajt, Fadil Nura

“Nga xhamitë tona të bukura në Runik, Syriganë, Çubrel, Kllodernicë, Llaushë, Burojë, Polac, Prekaz i Epërm, Rezallë, Qirez, Baks, Plluzhinë e Abri, ku u përkujdesem që të jenë gati për të pritur xhematin, në ditën e bekuar të Bajramit, në momentet e bashkimit me njeri-tjetrin, të përqafimit vëllazëror e të urimit për mirësi e begati, falë edhe punës së punëtorëve të vyer nga Eko Natyra dhe të gjithë bashkëqytetarëve që ndihmuan këtë aksion të pastrimit e të mirëmbajtjes”.

Share this Article