Mbi 400 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 1, 2022
Updated 2022/05/01 at 9:09 PM

Me 10 raste pozitive të konfirmuara të dielën, numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë ka arritur në 431.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.514 derisa sot 19 qytetarë kanë mundur sëmundjen.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 64 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.221 doza të vaksinës. Deri më sot 822.041 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndërkohë janë dhënë 101.605 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19, shkruan Indeksonline.net.

Share this Article