Pagesat për shujtat/Ja kur pritet të bëhen pagesat

Aktuale

taulant
taulant May 1, 2022
Updated 2022/05/01 at 6:56 PM

Punëtorët e sektorit të arsimit në komunën e Skenderajt kishin pritje të mëdha se pagesa për shujtat do të kryen me pagat e prillit, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Komuna e Skenderajt, nëpërmjet një sqarimi, kishte njoftuar se i kishte përfunduar me kohë të gjitha obligimet që i kishin takuar për sa i përket listave të pagesës për mbi 800 punëtorët arsimor. “Me shqetësim sot kemi pranuar listat e pagave nga Thesari në Ministrinë e Financave, por pa shtesat e shujtave për punëtorët arsimor, të cilat nuk janë ekzekutuar. Komuna e Skenderajt me kohë i ka përcjellë listat e pagesave për mbi 800 punëtorë arsimor por të njëjtat nuk janë ekzekutuar në llogaritë e punëtorëve nga ana e Thesarit. Është e habitshme se si në këtë kohë krize me ngritje të çmimeve por edhe për shkak të festës së Fitër Bajramit, Thesari i shtetit nuk i ka ekzekutuar pagesat të cilat ju takojnë punëtorëve arsimor”, është thënë në njoftimin e Komunës lidhur me mos pagesën në emër të shujtave. Ndërkohë, sipas burimeve të portalit Aktuale, pagesa për punëtorët e sistemit të arsimit në Skenderajt, pritet të kryhet në fund të këtij muajit, përkatësisht pagesat do të bëhen me pagat e muajit maj.

Share this Article
6988 Comments