Pastrohen hapësirat përreth xhamive në Skenderaj

taulant
taulant May 1, 2022
Updated 2022/05/01 at 7:26 PM

Për nderë të muajit të shenjtë Ramaz dhe festës së Filtër Bajramit, me përkrahjen e Komunës, kryetarit të Skenderajt Fadil Nura, NPL “Eko Natyra” Sh.A në koordinim me kryetarin e Bashkësisë Islame në Skenderaj Ibrahim Hoti, është realizuar një iniciativë duke pastruar oborrin e xhamive në: Runik, Syrigan, Qubrel, Kllodernic, Llaushe, Buroj, Polac, Prekaz i Eperm, Rezall, Qirez, Baks, Plluzhin, Obri Xhamia është faltorja e myslimanit. Vendi në të cilin myslimani i përulet Allahut me zemër të pastër. Vendi në të cilin myslimanët vijnë për t’u bashkuar e jo për t’u hidhëruar, për t’u ndihmuar e këshilluar e jo për t’u përçmuar. Vendi në të cilin merren bazat e edukatës Islame, djepi në të cilin ushqehet dashuria për dituri dhe kulturë. Urime festa e Fiter Bajramit, shëndeti, lumturia, dhe harmonia mbizotëroftë gjithmonë në familjet tuaja, ka uruar NPL “Eko Natyra” Sh.A. Skenderaj.

Share this Article
16602 Comments