Skenderaj/Kjo është familja e cila u vizitua e para për festë

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 2, 2022
Updated 2022/05/02 at 8:35 AM

Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nëpërmjet një postimi në facebook, bën të ditur se vizitën e parë të festës së Fitër Bajramit, e ka realizuar në Familjen Qerimi nga Lluasha e Skenderajt, ku i ka uruar festës fëmijëve të kësaj familjeje.

“Në familjen mikpritëse Qerimi, vizita e parë e festës, për t’i uruar Fitër Bajramin, me dëshirën e shëndetit të mirë, mirëqenies dhe të mirave të shumta e të qëndrueshme!”, ka shkruar ai.

Rasti i fëmijëve të kësaj familjeje është prekës, pasi babai i tyre muaj më parë vrau bashkëshorten në shtëpinë e tyre.

Share this Article