Skenderaj/Nga ceremonia e faljes së Bajramit

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 2, 2022
Updated 2022/05/02 at 6:03 AM

Është zhvilluar ceremonia e faljes së namazit të fitër Bajramit në palestrën sportive të qytetit të Skenderajt, në praninë e një numri të madh besimtarësh.

Në ceremoninë fetare ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari, ish-kryetari Bekim Jashari, udhëheqës të Këshillit të Bashkësisë Islame dhe të tjerë.

Në fund të ceremonisë kryetari Nura dhe Rifat Jashari janë parë duke u përshëndetur me njeri-tjetrin, me urimin për festën e Bajramit, siç shihet edhe në një fotografi që ka shpërndarë kryetari i Skenderajt në facebook.

Share this Article