Skenderaj/Pllakos zia, dy të vdekur në aksidentin rrugor

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 2, 2022
Updated 2022/05/02 at 4:04 PM

Një aksident i sotëm rrugor që ndodhi në rrugën Skenderaj-Drenas, shkaktoi vdekjen e dy personave (një grua-nënë e dy fëmijëve dhe një 7 vjeçar).

Që të dy viktimat janë nga komuna e Skenderajt.

Sipas burimeve të portalit Aktuale, deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë së veturave të cilat janë ndesh mes vete.

Sipas fotografisë që ka siguruar Aktuale, në këtë aksident janë përfshirë veturat e tipit ËV dhe BMË, ku në këtë të fundit, besohet të ketë qenë familja e gruas së vdekur.

Pasi është njoftuar për rastin tragjik, ka reaguar edhe kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili nder tjera ka shkruar: “I prekur thellësisht në shpirt pas aksidentit të sotëm, ku humbëm dy qyterarë të komunës sonë; një nënë e dy fëmijëve dhe një 7 vjeçar.

Në këto momente të rënda bashkëndjejmë dhimbjen me familjet dhe lutemi për shërim të shpejtë të të lënduarve!

Shpirti i tyre u prehtë në paqen e Zotit!”.

Share this Article