Covid-19/Ja kur pritet përfundimi i pandemisë

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 3, 2022
Updated 2022/05/03 at 5:06 PM

Qeveria e Kosovës javën e kaluar mori vendim për lehtësimin e masave antiCOVID me arsyetimin se situata është stabile. Mirëpo, infektologu Hamdi Ramadani thotë se edhe pse situata në vend është stabile nuk mund të thuhet që pandemia është drejt fundit, pasi ka ende numër dyshifrorë të të infektuarve në ditë.

Ramadani në një prononcim për Telegrafin tha se fundi i pandemisë mund të mendohet atëherë kur në nivel vendi numri të jetë ndër 30 raste në javë.

“Situata për fat të mirë është e qëndrueshme, me një numër të vogël të rasteve edhe pse ende s’ka rënë në njëshifror…Kur në nivel vendi të arrij ndër 30 raste në javë për 100 mijë banorë atëherë duhet të mendohet për një përfundim të pandemisë, COVID-19. Mirëpo ne ende nuk e kemi këtë shifër”, ka thënë infektologu Ramadani.

Sipas tij, kur të arrihet vaksinimi i mbi 75 për qind të popullatës, atëherë siç tha ai mund të thuhet se pandemia është drejt fundit të saj.

“Kjo do të bëhet kur vaksinimi i popullatës me dozën e dytë dhe të tretë të arrijë mbi 75 për qind të popullatës. Një dozë të vaksinës e kanë marr shumica, por jo dhe të dytën e të tretën. Pandemia COVID-19 shkon drejt fundit nëse bëhet vaksinimi me dozën e dytë dhe të tretë…”, tha ai.

Ramadani tha se në vendet tjera si në Danimarkë vaksinimi me tri dozat antiCOVID ka arritur deri në 80 për qind të popullatës, të cilat shifra në Kosovë nuk janë.Lexo po ashtu:

Share this Article