Fluturon, fluturon, çmimi i naftës

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 3, 2022
Updated 2022/05/03 at 5:33 PM

Po vazhdon rritja e çmimeve të derivate të naftës në gjithë Kosovën. Ditëve të fundit në gjithë Kosovën është vërejtur ngritje e çmimeve të naftës. Çmimet po sillen rreth 1.70 euro për litër kurse benzina 1.50 euro për litër. Nëse e shikojmë çmimet në bursën ndërkombëtare, atëherë ky çmim është shumë i lartë dhe është e mundshme që tregtarët të shfrytëzojnë mosveprimin e organeve qendrore me qëllim të fitimit sa më të madh. Qytetarët janë të mllefosur me këto çmime të lartë kurse deri me tani nuk kemi ndonjë veprim konkret nga niveli qendror. Qeveria e Kosovës as nuk e ka hedhur ne diskutim mundësi e heqjes së akcizës për naftën e cila do ta lironte shumë çmimin e saj.

Share this Article