Skenderaj/E vërteta rreth pagesës për shujtat

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 3, 2022
Updated 2022/05/03 at 5:06 PM

Një dërgesë zyrtare në email të Thesarit nga Drejtoria e Arsimit në Skenderaj, të cilën e ka siguruar Portali Aktuale, shfaq të vërtetën lidhur me dështimin e pagesës për shujtat për punëtorët arsimor.

Në këtë email, shihet data e dërgesës me 8 prill, tri ditë para afatit të fundit ligjor për ndryshimet eventuale të listave të të punësuarve.

Sipas dokumentit, janë të bashkëngjitura listat e punëtorëve, të shujtave dhe dokumente të tjera relevante.

Pak kohë më parë pushteti lokal në Skenderaj u akuzua nga Lëvizja Vetëvendosje, se pati mashtrim lidhur me pagesën e shujtave.

Edhe disa media raportuan se Komuna nuk përmbushi obligimin ndaj punëtorëve arsimor.

Komuna e Skenderajt, nëpërmjet një sqarimi, akuzoi nivelin qendror për këtë dështim

Portali Aktuale, në bazë të kërkesë për informatë nga Drejtoria për Arsim, informon se kërkesa për pagesë të shujtave është bërë brenda afatit ligjor.

Share this Article