Skenderaj/Lamtumirë, Hanë!

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 3, 2022
Updated 2022/05/03 at 3:18 PM

Është varrosur Hana Avdiu-Gucati, viktima e aksidentit të djeshëm në trafik, në praninë e një numri të madh qytetarësh, në varrezat e lagjes Gucati në fshatin Marinë.

I pranishëm në ceremoninë e varrimit, ishte edhe bashkëshorti i saj, Naim Gucati, i cili ishte liruar nga spitali sa për t’i dhënë lamtumirën e fundit bashkëshortes me të cilën ka dy fëmijë.

Kjo ceremoni u zhvillua me lot dhe momente pikëllimi nga të pranishmit.

Në aksidentin e djeshëm që ndodhi në rrugën Skenderaj-Drenas, vdiqën 2 persona, që të dytë banorë të Skenderajt. E ndjera që u varros sot dhe një 7 vjecar nga Prekazi i Poshtëm – djalë hastreti, cili do të varroset të mërkurën.

Ndryshe, para fillimit të ceremonisë së varrimit, është bërë falja e dhe pajtimi ndërmjet familjeve Gucati e Meha.

Share this Article