Skenderaj/Përkujtohen tre dëshmorë

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 3, 2022
Updated 2022/05/03 at 12:12 PM

Sot janë përkujtuar dëshmorët Liman Koca, Nasuf Goxhuli dhe Naim Xani, të cilët janë vrarë duke luftuar 23 vite më parë.

Homazhe ka bërë kryetari i Skenderajt Fadil Nura, kurse ish-kryetari Bekim Jashari i ka përkujtuar nëpërmjet një postimi në facebook.

Në këto homazhe janë vendosur kurora me lule është mbajtur një minutë heshtje në nderim të sakrificës së luftëtarëve të lirisë.

Kanë marrë pjesë familjarët dhe përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta.

Share this Article