Skenderaj/Rreth 75 mijë euro “shkojnë për vitra”

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 3, 2022
Updated 2022/05/03 at 11:44 AM

Rreth 75 mijë euro, në kuadër të subvencioneve të Komunës së Skenderajt, për Klubin e Futbollit “Drenica”, me të cilat klubi kuqezinj kishte planifikuar t’i kryente pagat për skuadrën dhe për nevoja të tjera operacionale, i ka bllokuar Administrata Tatimore e Kosovës, për shkak të obligimeve të papaguara që ka pas klubi ndaj ATK-së.

Ky veprim ka prishur planet e klubit, në përpjekjet e saj për të përmirësuar gjendjen financiare, edhe ashtu të rënduar për shkak të borxheve që janë trashëguar në tri vitet e fundit.

Një burim brenda Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport, i ka thënë portalit Aktuale, se është arritur një pajtim në mes të Komunës së Skenderajt dhe ATK-së, për kthimin e pjesës më të madhe të mjeteve financiare, ndërkohë që një pjesë e vogël do të shlyejë vetëm një përqindje të vogël të borxhit, që sipas informatave tona, arrin mbi 200 mijë euro.

Qeverisja aktuale e komunës e kishte gjetur Klubin me gjendje te rënduar financiare si pasojë e keqmenaxhimit financiar, kontratave e pagave të shumta për futbollistët dhe stafin tjetër,  shumë prej të cilëve nuk kryenin kurrfarë punë në praktikë e shto këtu edhe

shpenzimet dhe obligimet ndaj ATK-së.

Aktuale mëson se kryetari Fadil Nura, ka nisur gradualisht të përmirësojë gjendjen, duke ulur borxhet.

Share this Article