Dështon “Uniteti”, reagon Fadil Nura

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 4, 2022
Updated 2022/05/04 at 6:27 PM

Kompania regjionale e mbeturinave “Uniteti” e cila është përgjegjëse për menaxhimin me mbeturina në regjionin e Mitrovicës e ku përfshihet edhe Skenderaj, po dështon ta kryejë punën e saj.

Kohëve të fundit kjo kompani ka dështuar të mbledhë mbeturinat në qytetin dhe fshatrat e Skenderajt, për çka ka nxitur pakënaqësi në mesin e qytetarëve.

Madje, kompania nuk kishte paguar as pagat e prillit për punëtorët e saj për çka të njëjtit kishin refuzuar të dilnin në terren për të bërë grumbullimin dhe barjen e mbeturinave.

Situata ishte zhbllokuar kur kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, pa paralajmërim kishte zhvilluar një takim emergjent me menaxherët e Unitetit në Skenderaj.

Kryetari Nura i ka kërkuar kompanisë që ta kryejë punën e saj dhe ta bëjë pagesën për punëtorët pasi qytetarët e Skenderajt kryejnë obligimet e tyre në përqindjen më të lartë krahasuar me komunat e tjera.

Share this Article