Real Madrid – Man City: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 4, 2022
Updated 2022/05/04 at 10:54 AM

Real Madridi dhe Manchester City do të luajnë mes vete në ndeshjen e dytë të vlefshme për gjysmëfinalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

“Mbretërit” janë nikoqir të “Qytetarëve” në aktin e dytë të gjysmëfinales, takim i cili pritet të zhvillohet në Santiago Bernabeu nga ora 21:00, pas fitores 4-3 të Cityt në ndeshjen e parë në Etihad.

Real Madrid

Kthimi i Casemiros nga pezullimi është i madh për Real Madridin pasi mungesa e tij ishte e madhe në mesfushë në ndeshjen e parë. Rikthimi i tij pritet ta shohë Federico Valverden teksa kalon në treshen e sulmit, por me detyra mbrojtëse.

David Alaba doli i dëmtuar në ndeshjen e parë dhe thuhet se do të humbasë ndeshjen e kthimit, me Nachom të gatshëm për të zëvendësuar atë.

Man City

Joao Cancelo është rikthyer nga pezullimi, ndërsa John Stones është lojtari i vetëm që mungoi në stërvitje të martën me Kyle Walker që do të kthehet në krahun e djathtë.

Duke udhëhequr 4-3 nga ndeshja e parë, Pep Guardiola mund të mendojë fare mirë të fillojë me Ilkay Gundogan në mesfushë këtu dhe një nga Bernardo Silva ose Kevin De Bruyne në sulm. Megjithatë, Gabriel Jesus ka shënuar gjashtë gola në tre takimet e fundit, kështu që nuk pritet ta humb vendin e titullarit.

Raheem Sterling dhe Jack Grealish pa dyshim do të duhet të kënaqen me një vend në stol këtu, pasi Riyad Mahrez dhe Phil Foden me shumë mundësi do ta fillojnë ndeshjen nga minuta e parë, shkruan Gazeta Olle.

Share this Article