Skenderaj/Nën lot e momente pikëllimi varroset Anuari 7 vjeçar

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 4, 2022
Updated 2022/05/04 at 2:32 PM

Sot, në prani të një numri të madh të qytetarëve, është varrosur Anuar Mehaj – 7 vjecari që vdiq në aksidentin para dy dite në rrugën Skenderaj – Drenas.

Kjo ngjarje është shoqëruar me momente të rënda pikëllimi nga familjarët por edhe të pranishmit tjerë.

Përveç Anuarit, në atë aksident mbeti e vdekur edhe një grua – nënë e dy fëmijëve, e cila u varros gjatë së martës në fshatin Marinë.

Share this Article