Skenderaj/Tensione brenda Klubit të Futbollit “Drenica”?

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 4, 2022
Updated 2022/05/04 at 2:02 PM

Një situatë e tensionuar ka ndodhur javën e kaluar tek skuadra kuqezi e qytetit të Skenderajt. Burime të portalit Aktuale brenda klubit, bëjnë të ditur se një diskutim aspak i këndshëm ka ndodhur ndërmjet njërit nga mbrojtësit e Drenicës dhe një zyrtari të lartë të Kryesisë, ku ka pasur edhe sharje e fyerje.

Burimi e ka përshkruar ngjarjen, e cila, sipas tij, ka ndodhur krejt spontanisht, ndërkohë që ka shkuar duke u ashpërsuar biseda ndërmjet tyre.

Gjakrat janë ftohur vetëm atëherë kur kanë ndërhyrë disa nga të pranishmit tjerë të atij takimi.

Burimi ka treguar se situata ka mundur të prodhojë edhe përleshje fizike.

Share this Article