Skenderaj/Xhamia në Llaushë e ndan fshatin?

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 4, 2022
Updated 2022/05/04 at 3:23 PM

Fshati Llaushë duket të jetë i ndarë në dysh sa i përket ndërtimit të një xhamie të re.

Në këtë kuadër, është duke u zhvilluar edhe një debat ndërmjet banorëve të fshatit në fjalë, se a duhet të ketë Llausha një xhami të re, apo të rinovohet ekzistuesja.

Burime të portalit Aktuale tregojnë edhe arsyen pse duhet ndërtuar objekti i ri i shtepisë së Zotit.

Një nga arsyet është se xhamia aktuale nuk e ka orientimin e Kibles (një rregull fetar që rregullon çështjet e ndërtimit të xhamive dhe objekteve tjera fetare).

Sipas informatave, lagja Geci është për ndërtimin e një xhamie të re, kurse lagja Rreci është kundër një nisme të tillë. Madje, këta të fundit, kanë nisur aksionin për grumbullimin e mjeteve financiare për realizimin e projektit për rinovomin e objektit të xhamisë ekzistuese.

Në anën tjetër, ata që janë për ndërtimin e objektit të ri, kanë siguruar një donator.

Share this Article