Sot kancelari gjerman Scholz pret në takime të ndara Kurtin dhe Vuçiqin – tentativë për zhbllokimin e procesit të dialogut

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 4, 2022
Updated 2022/05/04 at 6:52 AM

Sot, më 4 maj kancelari gjerman Olaf Scholz do të pres në Berlin, në takime të ndara, kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Nga Bashkimi Evropian për këtë është thënë po synohet të mbështetet dialogu, ndërsa analistë në vend e kanë cilësuar si një tentativë për zhbllokimin e procesit të dialogut dhe mundësi drejt arritjes së një marrëveshje Kosovë-Serbi.

Ditë më parë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka konfirmuar për Telegrafin se po sot, në Berlin do të udhëtojë edhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ky i fundit fillimisht do të takohet me kancelarin Scholz e pastaj do të zhvillojë takim jozyrtar të veçantë me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq.

“Me ftesë të kancelarit Scholz, emisari Lajçak do të udhëtojë gjithashtu në Berlin për t’u takuar me kancelarin dhe më pas për të zhvilluar një takim jozyrtar të veçantë me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti”, thuhet në përgjigjen e Stanos, raporton Telegrafi.

Share this Article