Ja çfarë veprimi bën Mergim Lushtaku pas përplasjes me deputetët e pozitës në Kuvend

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 5, 2022
Updated 2022/05/05 at 5:53 PM

Mergim Lushtaku ka reaguar në rrjetin social Facebook ku ka komentuar zhvillimet e sotme në Kuvend e ku ka pasur përplasje të mëdha ndërmjet pozitës dhe opozitës rreth formimit të Komisionit Hetimor për Energjinë.
“Sipas rregullimit kushtetues në Kosovë, Kuvendi është organi më i lartë ligjvënës pasi ai del drejtpërdrejtë nga vullneti i qytetarëve. Kuvendi nuk i nënshtrohet urdhrave të qeverisë e as diktatit të partisë në pushtet. Protesta jonë brenda Kuvendit sot ishte në shërbim të zbardhjes së skandalit energjetik në Kosovë, kurse themelimi i Komisionit Hetimor do t’i hap rrugë shumë dyshimeve të bazuara, të dala edhe në opinionin publik tashmë. Është mirë që edhe pozita e kuptoi që vullneti kushtetues i 40 deputetëve nuk mund mbivotohet me diktate që kanë për qëllim ta dëmtojnë interesin e qytetarëve, duke paguar 100% më shumë në kohën kur Kosova ka prodhuar mjaftueshëm energji.
Nga sot, hetimi duhet të shkojë deri në fund!” është shprehur Mergim Lushtaku.

Share this Article