Kim-it nuk i mbërthehej fare fustani i Marilyn Monroe, njerëzit shpërthejnë në kritika

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 5, 2022
Updated 2022/05/05 at 8:33 AM

Kim Kardashian është në qendër të vëmendjes në çdo Met Gala këto vitet e fundit dhe as fustani i fundit nuk bëri përjashtim.

Siç mund ta keni lexuar tashmë, Kim Kardashian veshi fustanin e ikonës Marilyn Monroe kur i këndoi “Gëzuar ditëlindjen” ish-presidentit John F. Kennedy në vitin 1962. Pasi u kritikua për faktin që u shpreh se humbi 7 kilogramë që t’i bënte fustani, Kim po komentohet ashpër së fundmi për faktin se edhe pse ishte e pamundur që zinxhiri të mbyllej, ajo sërish e veshi atë, shkruan Indeksonline.

Në disa pamje të shpërndara nga TMZ, Kim shihet duket provuar fustanin e dizenjuar nga Jean Louis për Marilyn Monroe, një ndër më të famshmit që ajo ka veshur. Në video, duket që është e pamundur që zinxhiri të mbyllet në pjesën e pasme. Kim dëgjohet të thotë se mund ta rregullojnë që të duket sikur i bën.

Share this Article