Skenderaj/15 vite mësim në Shkollën “Ahmet Delia”

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 5, 2022
Updated 2022/05/05 at 11:33 AM

Shkolla fillore në qytetin e Skenderajt, që mban emrin e heroit Ahmet Delia, sot ka kremtuar 15 vjetorin e themelimit të saj, në ditën e lindjes së heroit nga Prekazi i Epërm.

Pati program artistik nga nxënësit e kësaj shkolle, fjalime dhe ekspozitë ku u shfaqen punimet dhe eksperimente nga lëndët e fizikës, biologjisë, etj.

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, tha para të pranishmëve se ndihet i nderuar që ndodhet në kremtën e shkollës, duke festuar bashkë me nxënësit e saj.

I përgëzoi për të arriturat dhe i inkurajoi që të vazhdojnë me mësime.

Një fjalë rasti pati edhe nipi i Ahmet Delisë, i cili i përshëndeti të pranishmit duke i falënderuar për nderin që i bënë heroit.

Edhe drejtori i kësaj shkolle i falënderoi të ftuarit e pranishëm dhe përmendi disa nga të arriturat e nxënësve. Shkolla “Ahmet Delia” është shkolla e dytë e qytetit me numër goxha të madh nxënësish, të cilët janë

Share this Article