Skenderaj/97 vjeçarja që priti më shumë se 190 bajrame!

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 5, 2022
Updated 2022/05/05 at 6:39 AM

Në fshatin Llaushë të Skenderajt jeton Gjylë Geci, që ka plot 97 vjet.

Me gjithë vitet e jetës që ka mbushur, ajo duket e fortë dhe lëviz ende pa shoqërues. Është stergjyshe!

Kjo grua tregon dallimet se si janë kremtuar festat e bajramit në kohën kur ajo ishte e re dhe kohës së tashme.

Thotë se në natën e bajramit janë therë pula, kurse në ditën e bajramit janë therë qingje, desh madje edhe lopë.

Këto janë vetëm disa nga mënyrat se si janë kremtuar festat fetare gjatë kohës kur kjo 97 vjeçare ishte e re.

Share this Article