Skenderaj/Shkolla me “analfabetë”

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 5, 2022
Updated 2022/05/07 at 2:55 PM

Në një njoftim të shpërndarë në llogarinë e saj në “facebook”, nga Shkolla e Mesme “Anton Çetta” në Skenderaj, për pranimin e një donacioni (makina rrobaqepëse), nga një institut edukimi në Ferizaj, janë vërejtur disa gabime drejtshkrimore, që një nxënës i shkëlqyeshëm i klasës së 3-të nuk bën gabime të tilla.

Në pesë paragrafë, me gjithsej 79 fjalë, janë 12 gabime drejtshkrimore.

Të tilla si: veqantë (veçantë), ne (në) kater (katër) pranum (pranuam), rrobaqepsisë (rrobaqepësisë), gjdo (çdo), me (më), teper (tepër), formen (formën) falenderoj (falënderoj), perzemersisht (përzemërsisht) dhe kontriboutin (kontributin).

Përgëzime për donacionin!

Share this Article