Fero ironizon me këngën e re të Unikkatilit, përmend se do të ketë një ‘diss’ edhe për Mozzikun në projektin e tij të radhës

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 6, 2022
Updated 2022/05/06 at 10:06 AM

Rap-artisti i njohur i skenës shqiptare, Unikkatil, ditën e djeshme (e enjte) është rikthyer me projekt të ri muzikor pas një kohe të gjatë.

“Po eci” titullohet kënga, në të cilën tërthorazi ka përmendur edhe artistë të tjerë që kanë bërë shaka me të.

Pak pas lansimit të këtij projekti, ka qenë Fero ai i cili ka bërë disa postime duke ironizuar me këngën e 41-vjeçarit.

“Shpërndani picamenin krejt. Unikkatil ti je simboli çka është me p*** në shishe”, ka shkruar fillimisht ai.

Feronit Shabani (emri i vërtetë) ma pas ka ndarë disa video në InstaStory, ku e etiketon Unikkatilin dhe i thotë që të mos e pres me dy tri vite, shkruan Telegrafi.

Share this Article