Skenderaj/Më në fund

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 6, 2022
Updated 2022/05/06 at 12:38 PM

Është rikthyer shërbimi për qytetarë, përkatësisht pacientë, në Ambulancën e Mjekësisë Familjare në fshatin Llaushë, qendër mjekësore kjo që ishte mbyllur gati që dy vjet.

Banorët e fshatit shprehen të lumtur me rikthimin e shërbimeve në këtë ambulancë.

Një faqe në “facebook” me emrin “LLaushë dje dhe sot” ka shpërndarë një njoftim ku mes tjerash thuhet: “Banor te Llaushës,

Pas perpjekjeve te vazhdueshme per rritjen e sherbimeve shendetesore ne ambullantat dhe qendrat shendetesore,  pas dy viteve nga dje eshte rihapur ambulanta e fshatit Llaushe. Ne kete ambulante tash ne çdo dite pune do ofrohen sherbimet infermierore: dhenija e injekisonve, infusioneve, pastrimi dhe lidhja e plageve, keshillimi i pacienteve per smundjet kronike etj. Angazhimi yne per ofrimin e sherbimeve sa ma te mira nuk do mungoje asnjehere!”.

Edhe drejtoresha për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, Rrezarta Hasani – Ibrahimi, ka deklaruar se, në kuadër të funkisionalizimit të sistemit shëndetësor në komunën e Skenderajt, ka rinisur ofrimi i shërbimeve në këtë ambulancë.

Sipas saj, aktualisht është i angazhuar vetëm stafi i mesëm, por planet e komunës janë qe të zgjerohen shërbimet edhe me staf tjetër mjekësor e specialistë.

Share this Article