Skenderaj/Naim, ti je i fortë!

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 6, 2022
Updated 2022/05/06 at 12:15 PM

Disa ditë pas aksidentit me fatalitet që ndodhi në rrugën Skenderaj – Drenas, ku humbën jetën një grua dhe një fëmijë rreth 7 vjeçar, vazhdon të jetë nën trajtimin e duhur mjekësor Naim Gucati nga Skenderaj.

Gjendja e tij deklarohet të jetë e mirë dhe dita-ditës ai po e merr veten.

Naimi, që dikur ishte volejbollist i Drenicës nga Skenderaj, e tani trajner, ka përjetuar momente të rënda. Për fatin e tij të keq, gruaja që vdiq në ditën e Bajramit, ishte bashkëshortja e tij.

Është baba i dy djemve, njëri 7 tjetri rreth 3 vjeçar.

Pikëlluese ishte dita e varrimit të bashkëshortes së tij, pasi spitali në Prishtinë e kishte liruar që të marrë pjesë në lamtumirën e fundit.

Sa i takon angazhimit në sport, ai ka fituar trofe, kupa e medalje, dhe ka dhënë kontribut të madh në zhvillimin e klubit të volejbollit nga Skenderaj, dhe mbi të gjitha është i respektueshëm në qytet.

Share this Article