Skenderaj/Pastërtia ka emër: “Eko Natyra”

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 6, 2022
Updated 2022/05/06 at 5:23 PM

Një nga punët më të mira që bëhen në qytet, por jo vetëm, është pastrimi nga ndërmarrja publike lokale “Eko Natyra”.

Sot puna e tyre është parë në lagjen III, duke pastruar hapësirat në këtë pjesë të qytetit.

Pothuajse në çdo skutë e hapësirë janë punëtorët e palodhshëm të kësaj ndërmarrjeje, që shihet se bëjnë punë të paqme.

Me gjithë pikat e shumta të mbeturinave dhe papastërtinë, puna e punëtorëve është e jashtëzakonshme. Është vlerësim i përgjithshëm i qytetarëve se kjo ndërmarrje po e shpaguan themelimin e saj.

Në fakt, themeli i saj u bë në kohën e ish-kryetarit Bekim Jashari. Ndërkaq kryetari aktual, Fadil Nura, e ka vlerësuar se komunës i nevojitet një ndërmarrje e tillë. Madje, ai, e ka rritur kapacitetin e saj, duke u punësuar disa punëtorë gjatë kohës që morri mandatin.

Eko Natyra ka nevojë për mbështetje edhe më të madhe në fuqizimin e saj me fuqi punëtore, ashtu siç qyteti dhe ne si qytetarë që jemi përgjegjës direkt të mirëmbajmë, kemi nevojë për vetë atë.

Share this Article