Skenderaj/Reagon ashpër Sami Lushtaku

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 6, 2022
Updated 2022/05/06 at 4:58 PM

Reagimi i plotë i nënkryetarit Sami Lushtaku, njëherit shok lufte me Ilaz Kodrën!

“Para pak ditësh, me aktivitete të shumta nderuam sakrificën e njërit prej themeluesve të UÇK-së, heroit të Kosovës, Ilaz Kodra. Ilazi ra por la pas vetës bashkëshorten Kimeten dhe dy vajzat, Sumejen dhe Krenaren. Kjo e fundit lindi disa muaj pas rënies së Ilazit.

23 vite pas rënies së tij, Bordi i Postës së Kosovës, i emëruar me vendim nga qeveria e Albin Kurtit, pas 22 vitesh në punë në postën e Kosovës dega në Skenderaj, e kanë larguar nga pozita Kimeten, një grua e zonja e cila me dinjitetin dhe përkushtimin më të madh, ka rritur dy vajzat e mrekullueshme, të cilat janë të shkëlqyeshme në studime.

Ky veprim është vazhdim i përndjekjes dhe persekutimit të familjes së Ilazit, por tash nga një bord shqiptarësh i emëruar nga qeveria Kurti. Ky është veprimi më i turpshëm që një qeverie e Kosovës do të mund ta bënte ndaj një familje që dha aq shumë për Kosovën!”.

Share this Article