Skenderaj/Skandal në Shtëpinë e Pleqve, abuzime me detyrën zyrtare

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 6, 2022
Updated 2022/05/06 at 10:37 AM

Shtëpia e Personave të Moshuar dhe pa Përkujdesje Familjare “Zaim Bajrami” në Skenderaj është keq-menaxhuar nga menaxheri kryesor i këtij institucioni, me vërtetime që janë lëshuar në emër të punës praktike, pa kryer asnjë ditë praktikë.

Burime brenda azilit, të sigurta në deklarimet që i mbështesin në prova të besueshme, kanë treguar se vet menaxheri i shtëpisë së pleqve ka abuzuar me detyrën zyrtare, duke u lëshuar vërtetime qytetarëve, për qëllime të punësimit në Gjermani kryesisht, por edhe në shtete të tjera perëndimore.

“Kjo është shumë e sigurt, sepse vet menaxheri Zaim Mehmeti, e ka deklaruar se ka bërë veprime të tilla, ani pse i vetëdijshëm se këto veprime janë abuzive me detyrën zyrtare që ushtron. Madje, edhe familjarëve të vet u ka lëshuar vërtetime të punës praktike, pa qenë fare në punë dhe pa kryer asnjë ditë të vetme praktikë”, shprehet një punonjëse e shtëpisë së pleqve në Skenderaj.

Ka dyshime të forta se për këto favore që u ka bërë menaxheri qytetarëve, ka pranuar dhurata, pa e ditur burimi se ç’lloje të dhuratave kanë qenë; para apo diçka tjetër.

Share this Article