Arrestohet 18 vjeçari pasi kreu marrëdhënie seksuale me të miturën 15 vjeçare

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 7, 2022
Updated 2022/05/07 at 10:36 AM

Është raportuar për një rast në Prishtinë, ku një 15-vjeçare e ka lajmëruar babain e saj në Polici duke thënë se është sulmuar nga ai, për shkak të një lidhje dashurie.

E njëjta ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale disa herë me të dashurin e saj, mirëpo i njëjti nuk është arrestuar deri sot.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se edhe i dyshuari që ra sot në prangat e Policisë është 18-vjeçar. I riu është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa ka deklaruar se ka qenë në lidhje me 15-vjeçaren dhe kanë pasur marrëdhënie seksuale me dëshirën e tyre.

Siç mëson Sinjali, pas intervistimit, është njoftuar prokurorja kujdestare dhe i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë.

Para dy ditësh, vajza ka deklaruar në Polici se është në lidhje me një person nga muaji nëntor i vitit të kaluar, ku gjatë kësaj kohe ka pasur edhe marrëdhënie seksuale me të njëjtin, me dëshirë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas intervistimit të saj, prokurorja ka dhënë urdhër të iniciohet rasti “dhunim” dhe të ndërmerren veprimet hetimore që të sigurohet edhe prezenca e të dyshuarit, raporton Sinjali.

Share this Article