Skenderaj/Bëhet i gjallë Ansambli “Drenica”

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 7, 2022
Updated 2022/05/07 at 1:01 PM

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Drenica” ka rinisur aktivitetin e tij përgatitor, me ushtrimet e zakonshme të planifikuara më herët, me qëllim të profesionalizimit edhe më tej të kësaj trupe artistike të Skenderajt.

Në një njoftim të këtij ansambli, bëhet e ditur se janë dy gjenerata valltarësh të cilat po bëjnë ushtrime në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në këtë qytet.

Ansambli “Drenica”, që është i vetmi trup artistik në Skenderaj, ka kohë që nuk ka shfaqur ndonjë program, ndërkohë që po kalon nëpër vështirësi financiare në realizimin e aktivitetet e tij.

Share this Article