Skenderaj/Flet Komuna lidhur me shpenzimet për dreka zyrtare

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 7, 2022
Updated 2022/05/07 at 11:43 AM

Zyra për Informim e Komunës së Skenderajt, ka bërë një njoftim lidhur me shpenzimet e saj për dreka zyrtare.

Të dashur qytetarë të Skenderajt!Për hir të informimit të saktë të opinionit publik, lidhur me raportimet e disa mediave, rreth shpenzimeve për dreka zyrtare, Zyra për Informim e Komunës së Skenderajt, njofton se informatat që kanë qarkulluar në media e që vazhdojnë të qarkullojnë edhe sot, janë të pavërteta dhe jo të sakta.Të tilla që raportojnë për shuma prej 10 mijë euro, kanë qëllime të caktuara. Në mënyrën më të hapur të mundshme që janë paraqitur edhe në raportin zyrtar të Drejtorisë për Buxhet e Financa, e i cili, përveçse është publik në faqen zyrtare të Komunës, është prezantuar para Kuvendit Komunal, në mbledhjen e fundit, shpenzimet për periudhën raportuese janë saktësisht 7,104.65 euro.Asnjë shpenzim nuk është bërë më shumë përtej asaj që është planifikuar më herët. Faktikisht, janë aktivitetet publike e zyrtare që Komuna e Skenderajt i ka organizuar, me pjesëmarrje të mijëra personave.Aktivitetet si Dita e Veteranit, 8 Marsi, Darka fundvitit me punëtorët e sektorit publik (Administrata Komunale, QKMF, zjarrfikësit, Qendra për Punë Sociale, Shtëpia e Pleqve, etj), ceremonia e zgjedhjes së sportistit të vitit, organizime të ditëve të shkollave, janë aktivitete që Komuna e Skenderajt e ka për obligim t’i organizojë e mbajë, në shenjë të respektit e nderit të datave të caktuara të rëndësishme.Përveç këtyre aktiviteteve që janë realizuar këtë vit, nga shuma prej 10 mijë eurove, rreth 3 mijë euro janë shpenzime të vitit të kaluar, kurse 7,104.65 eurove janë për aktivitetet e organizuara në tre muajt e këtij viti.Duke krahasuar vitin e tanishëm me vitin e kaluar, apo edhe dy vite më herët, sigurisht që ka rritje të shpenzimit në kategorinë e drekave zyrtare.Arsyeja e kësaj rritje qëndron te pandemia. Dihet botërisht se një vit më herët, për shkak të masave dhe kufizimeve, Komuna nuk ka organizuar asnjë nga aktivitetet e kalendarit zyrtar, si të tillat të lartcekura.Për fatin tonë të mirë si shoqëri, tashmë frymojmë më lirshëm sa i përket rrezikut nga pandemia Covid-19. Rrjedhimisht, Komuna e Skenderajt vazhdon t’i organizojë aktivitetet e parapara kalendarike, duke respektuar datat historike, kulturore e tradicionale.Dhe pa asnjë dyshim, çdo shpenzim i buxhetit publik, i publikuar me centë, do të jetë i hapur për secilin që ka interesin të shohë e kuptojë se si po shpenzohet paraja publike.

Share this Article