Skenderaj/Përkujtohet dëshmori i UÇK-së, Gazmend Zeqiri

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 7, 2022
Updated 2022/05/07 at 12:40 PM

Komuna e Skenderajt nëpërmjet një postimi ka njoftuar se janë bërë homazhe te lapidari i dëshmorit Gazmend Zeqiri, nga fshati Kopiliq, i cili sakrifikoi jetën për lirinë e Kosovës në luftën e fundit, 23 vite më parë.

“Është përkujtuar sot rënia e dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gazmend Zeqiri, i cili ra duke luftuar për lirinë e popullit të Kosovës, 23 vite më parë.

Me këtë rast janë bërë homazhe te lapidari i dëshmorit në fshatin Kopiliq, nga drejtorët e Komunës, familjarët dhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta në Skenderaj.

Lavdi dëshmorëve të lirisë së Kosovës!”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Share this Article