Sot zhvillohen të gjitha ndeshjet e xhiros së 26-të në Ligën e Parë, duele direkte për mbijetesë

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 7, 2022
Updated 2022/05/07 at 12:42 PM

Sot (e shtunë) zhvillohen të gjitha ndeshjet e xhiros së 26-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll. 

Përndryshe, kjo është xhiro e parafundit e këtij edicioni në Ligën e Parë.

Tashmë dihen dy skuadrat që kanë siguruar inkuadrimin në elitën e futbollit kosovar, dhe ato të cilat do të kërkojnë biletën drejt Superligës përmes barazhit, shkruan Gazeta Olle.

Mirëpo, luftë e madhe po zhvillohet në të dyja grupet për të siguruar ekzistencën në Ligën e Parë.

Në Grupin A, Besa e vendit të fundit e pret Drenasin, që gjendet një pozitë më lartë me tri pikë më shumë.

Në rast se Besa mposhtet sot, zyrtarisht bie nga Liga e Parë, një vit pasi u largua nga Superliga.

Situatë e njëjtë edhe në Grupin B, ku Vitia e vendit të fundit e pret Vllazninë, e cila ka tri pikë në shumë në vendin e parafundit.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen me fillim nga ora 15:00.

Share this Article