Bastisje e përleshje mes policisë dhe të dyshuarve– u përdorë edhe arma e zjarrit

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 8, 2022
Updated 2022/05/08 at 9:59 AM

Para pak minutash një zyrtar policor ka shkrepur me armë zjarri në Vranjevc të Prishtinës, ku siç mësohet i njëjti është sulmuar nga një person i dyshuar dhe zyrtari policor e ka përdorë armën në vetëmbrojtje.
Krejt kjo ka ndodh gjatë një bastisje që po zhvillohet në këtë lagje, me urdhër të gjykatës pas disa të shtënave me armë zjarri mbrëmë.
Deri më tani aty është gjetur municion dhe pesë armë ilegale dhe një armë e tipit AK-47, sipas burimeve ende të pakonfirmuara nga policia.
Gjithashtu bastisja është duke vazhduar.

Nga të shtënat me armë zjarri policia në vetëmbrojtje ka plagosur një person i cili ka sumuar policinë me armë zjarri duke penguar aksionin e tyre. I njëjti është duke marrë trajtim në QKUK, raporton Gazeta Express.

Share this Article