Skenderaj/Gjendje e mjerueshme në parkun “Idriz Rreci” (Foto)

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 8, 2022
Updated 2022/05/08 at 4:27 PM
smart

Parku publik “Idriz Rrecaj” në qytetin e Skenderajt ndodhet në gjendje të mjerueshme.
Shumë pajisje dhe mjete të lojrave për fëmijë janë dëmtuar dhe janë jashtë funskionit.
Gjendja e atillë paraqet rrezik për fëmijët dhe këdo tjetër që nuk e ka vëmendjen e duhur.
Edhe shtëpizat që janë ndërtuar brenda hapësirës së parkut janë dëmtuar, sikurse janë prishur edhe ulëset e drurit.
Dëmtime ka edhe në sipërfaqen e betonit afër rrjedhës së lumit, pasi janë hequr kubëzat e betonit.
Nga Komuna e Skenderajt nuk kanë qenë në gjendje të tregojnë se kur pritet të ketë intervenime të duhura për të rregulluar defektet e paraqitura dhe ndërrim të pajisjeve të lojrave.
Nga Zyra për Informim thonë se Drejtoria e Shërbimeve Publime ka në planin e saj të punës mirëmbajtjen e hapësirave, parqeve dhe këndeve të lojrave për fëmijë, dhe intervenimet pritet të bëhen shumë shpejt.

Share this Article