Vritet qytetari i Skenderajt në Gjermani

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 8, 2022
Updated 2022/05/08 at 1:25 PM

Një qytetar nga fshati Kostërrc i Skenderajt është vrarë nga dhëndrri i tij në Gjermani. Nga familja e të ndjerit në Kosovë, bëjnë të ditur se viktima është 44 vjeçari B.N., ka humbur jetën për shkak të goditjeve që ka marrë me thikë nga dhëndrri i tij, i cili dyshohet se e ka goditur pas shpine.
Si mësohet viktima është nisur të shkoj tek e motra, por që pasi është takuar me burrin e motrës, ky i fundit e ka sulmuar me thikë duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.
I vrari është me prejardhje nga fshati Kostërrc i komunës së Skenderajt, ndërsa dorasi është nga fshati Klinë i po të njëjtës komune. Siç merret vesh, familja e viktimës në Kosovë e ka hapur derën për ngushëllime.

Share this Article