Gjykata Speciale në këtë datë shpall aktgjykimin në çështjen Gucati dhe Haradinaj

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 9, 2022
Updated 2022/05/09 at 10:05 AM

Dhomat e Specializuara të Kosovës përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se më 18 maj do të shpallet aktgjykimi në çështjen e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

“Trupi Gjykues II i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) ka caktuar shpalljen e aktgjykimit në çështjen Prokurori i Specializuar kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, më 18 maj në orën 10:00. Seanca do të jetë publike dhe mund të ndiqet në shqip, serbisht ose anglisht përmes transmetimit në faqen e internetit të Dhomave të Specializuara të Kosovës”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Share this Article