Golashënuesit më të mirë në Superligë

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 9, 2022
Updated 2022/05/09 at 2:06 PM

Superliga e Kosovës në futboll është gati për ta përfunduar edicionin 2021/22.

Vetëm edhe dy xhiro kanë mbetur deri në fund të këtij sezoni i cili ishte mjaft interesat, shkruan Gazeta Olle.

Lista e golashënuesve në këtë edicion është e mbushur me futbollistë të cilët kanë pasur një vit fantastik individual.

Gerhard Progni është i pari në listë me 21 gola të realizuar pas 34 xhirove të luajtura.

Sulmuesi nga Tropoja e Shqipërisë ndjeket pas nga Kreshnik Uka i Drenicës me 18 gola.

Pozitën e tretë në këtë listë e ndan Ermal Krasniqi i Ballkanit dhe Marko Simonovski i Dritës me nga 15 gola.

Top 5-shen e përmbyll mbrojtësi i Prishtinës, Besnik Krasniqi që ka regjistruar 11 gola gjithsej. /Gazeta Olle/

Share this Article