Enca, banorja më e re e Dubait

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 10, 2022
Updated 2022/05/10 at 6:37 AM

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka treguar se është bërë banore e Dubait.

Ajo është një vizitore mjaft e shpeshtë e Dubait, qytet ky me të cilin ka krijuar një lidhje shumë të veçantë.

Këngëtarja e hitit “A po t’pelqen” madje ka bërë të ditur së fundmi se ka fituar zyrtarisht edhe shtetësinë e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Në një video të publikuar në InstaStory, ajo thotë se nga tani e tutje është rezidente e Dubait.
“Besoj që nuk është e nevojshme ta them që e dua Dubain, më është bërë si shtëpi e dytë, madje dua të ndaj lajmin e mirë që tashmë jam rezidente e Dubait, kështu që së shpejti do të zbuloj se çfarë më lidh akoma më shumë me këtë vend”, thotë Enca përgjatë videos.
Shumë femra të estradës së Kosovës po shkojnë shpesh atje, pasi Dubai është qendër e biznesit por edhe vendi ku femrat e bukura fitojnë para të majme në këmbim të përcjelljes së sheikëve në jahte ku kryjnë edhe marrëdhënie seksuale e plotësojnë çdo dëshirë të atyre që i shoqërojnë.

Share this Article