Skenderaj/Mbi 700 bujq aplikojnë për subvencione

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 10, 2022
Updated 2022/05/10 at 12:43 PM

Ministria e Bujqësisë në Republikën e Kosovës ka hapur tash e sa ditë thirrjen për subvencionim e bujqve, për sipërfaqet e mbjella me drithëra.

Sipas një raporti të Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, vetëm gjatë këtyre ditëve sa është hapur thirrja, kanë aplikuar mbi 700 bujq të komunës së Skenderajt.

Në korridorin e katit të parë të objektit të Komunës, ku ndodhen zyrat e kësaj drejtorie, gjatë këtyre ditëve është vërejtur numër i madh i bujqve dhe fermerëve, duke pritur në radhë për të kryer procedurat e aplikimit.

Drejtori Behxhet Maliqi, ka thënë se sa i takon drejtorisë që drejton, është mobilizuar me staf të punëtorëve, me qëllim që të kryhen palët në afatin më shkurtë të mundshëm, që qytetarë të mos presin shumë.

Share this Article