FBK paraqet ekipet kombëtare të 3×3 për kualifikimet e FIBA Europe Cup

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 11, 2022
Updated 2022/05/11 at 6:44 PM

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka marrë vendim që të paraqes për regjistrim për ekipin kombëtar të Kosovës në 3×3 në konkurrencën e meshkujve në kualifikime për FIBA Europe Cup që do të zhvillohet në fundjavën e parë të qershorit në Qipro, këta basketbollistë: Edmond Kryeziu, Rron Dahsyla, Arion Balluku, Visar Ejupi dhe Bardh Rexha, shkruan Indeksonline.

Ndërkaq në konkurrencën e femrave, Bordi i FBK-së ka marrë vendim që të paraqes për regjistrim për ekipin kombëtar të Kosovës këto basketbolliste: Saranda Daci, Arbnore Përçuku, Marigona Rushiti, Irma Konjusha dhe Etna Rexhepi.

FBK ka të drejtë të regjistrojë 6 lojtarë/e (4 në ekip dhe 2 rezervistë/e) dhe më së largu më 27 maj të vendosë për katërshen definitive që do ta përfaqësojë Kosovën në Qipro.

Për 4shen përfundimtare të të dy ekipeve do të vendoset një javë para garës.

Share this Article