Formati i ri i Ligës së Kampionëve

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 11, 2022
Updated 2022/05/11 at 7:33 AM

Liga e Kampionëve e re, ose thënë më mirë gara më e madhe evropiane do të ndryshojë nga vera e vitit 2024 dhe tashmë ka një formë përfundimtare, ku modifikime duken të rëndësishme për dallim me formatin e shpallur një vit më parë, shkruan Telegrafi.

Skuadrat e kualifikuara në Ligën e Kampionëve, në vend që të luajnë gjashtë ndeshje, do të luajnë tetë (katër në shtëpi dhe katër jashtë) në fazën e grupeve dhe ajo që ka ndryshuar më shumë është numri i skuadrave, nga 32 në 36.

Duke pasur parasysh shpërndarjen e re, mund të krijohet rrethana që katër ligat kryesore, pra Spanja, Anglia, Gjermania dhe Italia mund të kenë deri në shtatë ekipe të kualifikuara për në fazën finale të Ligës së Kampionëve. Nuk është diçka e lehtë që mund të arrihet, por është brenda të mundshmes.

Dy nga katër vendet e reja do t’u takojnë dy federatave me renditjen më të mirë në sezonin që po përfundon, që nëse do të niste nga ky sezon do të shkonin për Anglinë dhe Holandën, me Spanjën që zë vendin e tretë. Pikët merren nga ekipet pjesëmarrëse nga secili vend.

Shpërndarja e dy vendeve të tjera të zgjerimit do të bëjë që një ekip shtesë të kualifikohet nga vendi që renditet i pesti në Evropë – rregullisht Franca – dhe një pozitë e pestë për kampionin e një vendi që nuk kualifikohet automatikisht.

Share this Article