Gjermania shtet se jo mahi, 9€ bileta mujore e udhëtimit anekënd shtetit!

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 11, 2022
Updated 2022/05/11 at 10:10 AM

Rritja e çmimeve ka bërë që Berlini zyrtar t’i dal në ndihmë popullit të vet. Nga 1 qershori, bileta mujore e udhëtimit do të kushtojë vetëm 9 euro në gjithë Gjermaninë, shkruan Indeksonline.

Në qershor, Qeveria Federale prezantoi biletën e kursimeve për tre muaj (90 ditë), e cila është e vlefshme në të gjitha rrjetet rajonale të transportit, transmeton Indeksonline

Kjo do ta bëjë udhëtimin me autobus dhe tren jashtëzakonisht të lirë. Por si funksionon saktësisht gjithçka?

Bileta prej 9 € është një biletë e transportit publik me zbritje të madhe që kushton 9 € në muaj kalendarik. Bileta është pjesë e të ashtuquajturës ‘Paketa e lehtësimit të kostos së energjisë’, me të cilën qeveria federale dëshiron të zbusë rritjen e mprehtë të çmimeve të energjisë dhe karburantit për shkak të inflacionit dhe luftës në Ukrainë.

Share this Article