KV Peja, klubi i trofeve për sezonin 2021-2022

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 11, 2022
Updated 2022/05/11 at 11:51 AM

Klubi i Volejbollit “Peja” është shpallur kampion i Kosovës për sezonin 2021-22, pas një rrugëtimi të garave të jashtëzakonshme që zhvilloi ky klub. Qyteti i Pejës ka arsye të jetë i lumtur, me klubin e vet që, përveç kupës së kampionatit, ka fituar edhe Kupën e Kosovës.

Skuadra e Lubotenit ishte klubi që Peja u ndesh në finalin e Play-off’it, ku pejanët u treguan më të suksesshëm, duke fituar bindshëm me rezultat 3-0

E gjithë skuadra e Pejës, përfshirë kryesinë, tifozët dhe të tjerët që ndihmuan dhe përkrahen, janë meritorë në këtë sukses, por më i dalluari është kapiteni i Pejës Agron Nikqi.

Ai bëri detyrën e një lideri të skuadrës, duke e mbajtur të bashkuar të gjithë ekipin dhe motivoi edhe atëherë kur ndeshjet ishin të vështira për t’u fituar.

Pejanët janë tanimë lider për të marrë pjesë në garat ndërkombëtare, dhe nëse ecuria e tyre në arenën ndërkombëtare është sikur kjo e edicionit 2021-22, atëherë rritet shpresa për rezultate pozitive edhe jashtë kufijve të Kosovës.

Share this Article