Rrahet 73 vjeçari në Gjakovë

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 11, 2022
Updated 2022/05/11 at 7:58 AM

Një ngatërresë mes dy personave ka ndodhur dje në fshatin Morinë të Gjakovës, në orët e pasdites, raporton Gazeta Sinjali. Përleshja, motivet e së cilës ende nuk dihen ka eskaluar deri në atë pikë sa njëri nga personat e përfshirë në rast ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Për pasojë, i njëjti ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit të Gjakovës, “Isa Grezda”, pasi ka frakturë, raporton Gazeta Sinjali.
Nga spitali kanë bërë të ditur se Policia është njoftuar nga viktima, 73-vjeçar i cili ka lajmëruar Policinë se është sulmuar fizikisht nga personi L.B., 34-vjeçar, i cili në kacafytje e sipër e ka goditur në pjesën e shpinës.
Një patrullë policorë ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të kuptuar rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti, ndërkohë që i dyshuari është arrestuar nga Policia.
Pas intervistmit, i njëjti është dërguar në mbajtje, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si i dyshuar për kryerjen e veprës “lëndim i rëndë trupore”.

Share this Article