Skenderaj/ “Lamtumirë sorra”

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 11, 2022
Updated 2022/05/11 at 10:34 AM

Brenda qytetit të Skenderajt, në pika të caktuara, sot pritet të vendosen pajisjet elektronike ultrasonike për largimin e shpezëve.

Portali Aktuale mëson nga burimet e veta brenda Komunës se, pajisjet, që janë donacion nga jashtë, tashmë ndodhen në Skenderaj, dhe ato pritet të vendosen në rrjetin e shtyllave elektrike, gjatë orëve të pasdites të së mërkurës.

Kryetari i kësaj komune, Fadil Nura, kohë më parë njoftoi se shumë shpejt do të vendosen pajisjet e posaçme, që mundësojnë largimin e shpezëve pa asnjë lloj dëmtimi në jetën dhe zhvillimin e tyre.

Këto pajisje nuk krijojnë zhurmë dhe nuk kanë efekte të tjera anësore, përveç që largojnë nga zona urbane sorrat, edhe ashtu në numër të madh, por edhe shpezë dhe kafshë të tjera të imëta.

Share this Article