Skenderaj/S’ka bashkëpunim ndërmjet Komunës dhe Policisë së Kosovës

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 11, 2022
Updated 2022/05/11 at 12:07 PM

Bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Kosovës nga Stacioni në Skenderaj dhe komunës, nuk është në nivele të kënaqshme.

Ka shumë fusha ku kërkohet bashkërendim e bashkëveprim ndërmjet këtyre dy institucioneve publike.

Por më së shumti te menaxhimi i hapësirave publike, edhe pse kjo fushë është kompetencë e komunës, por mbikëqyrja e tyre kur ka raste të hedhjes së mbeturinave apo dëmtimit të aseteve publike, atëherë vihen në pyetje masat ndëshkuese ndaj keqbërësve.

Në Drejtorinë e Inspekcionit thonë se bashkëpunimi me uniformat blu nuk është i mirë. Si pasojë e këtij raporti, hapësirat publike po mbushen mbeturina, fushë kjo që adresohet nëpërmjet një udhëzimi administrativ që ndanë kompetencat e veprimit ndërmjet autoriteteve lokale dhe policisë, kur kjo e fundit duhet të shqiptojë gjoba ndaj ndotësve të ambientit.

Share this Article